TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2024, 22:16

Dy deputetet e Bashës votuan pro amnistisë penale, habit Kthupi: Ndodhi gabimisht!

Shkruar nga Pamfleti

Dy deputetet e Bashës votuan pro amnistisë penale, habit Kthupi:

Amnistia penale u votua me 110 vota pro dy ditë më parë në Parlament.

Juristi Rezart Kthupi tha se dy deputetet e grupit të Lulzim Bashës (Ori Nebiaj dhe Eralda Tase) votuan gabimisht pro ligjit për Amnistinë Penale. Ai u shpreh se votimi ndodhi për çështje komunikimi të brendshëm.

“Drafti i hartuar nga Gazment Bardhi është pagesa e parë që Rithemelimi po i paguan mazhorancës për rikthimin e normalitetit në Parlament. E dyta do jetë reforma zgjedhore. Në raport me amnistinë, ne kemi thënë që drafti fillestar i sjellë nga qeveria është shumë i mirë. Ne votuam në parim të gjithë ligjin, nenin 1 dhe refuzuam të marrim pjesë në votim. Votuan 2 deputete gabimisht për çështje komunikimi të brendshëm”, tha ai për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje