
Gjatë fjalës së tij të përditshme para qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama iu përgjigj kërcënimeve të Erion Veliajt, duke zbutur situatën me të.
Berisha tha se mesazhi i Veliajt për Ramën ishte njësoj si kodet e mafies që dërgoheshin dikur.
“Miqtë e mi, ana tjetër e asaj që dëgjuat ju, ishte edhe më e veçantë, më e padëgjuar ndonjëherë, më e pabesueshme.
Njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet se ti je ai që zëvendëskryeministri yt ka bërë të pabërat dhe është arratisur.
Dhe guxo po deshe të matemi publikisht se i gatshëm jam”, tha Berisha.
Sipas Berishës, ajo që ndodhi ishte e paimagjinueshme, por se nuk del jashtë pritshmërive për Edi Ramën.
“Ajo që ndodhi, asnjë nga ju nuk mund ta imagjinonte, por në mënyrë të përsëritur nga kjo dritare u kam thënë se Edi Rama është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë!
Dhe ju e patë se si, brenda një kohe rekord, për të mos u besuar syve, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im.
E paimagjinueshme!
Ai deklaroi se jam 100 përqind me çdo fjalë dhe presje dakord me Erion Veliajn.
A ka shëmti më të madhe, a ka kapitullim më të madh, a ka dëshmi më flagrante se Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë dhe se ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve?
Miqtë e mi nëse ju, në qoftë se Tirana, shqiptarët, nuk u japin përgjigjen e merituar, këto kalbësira do kundërmojnë për vite e vite mbi qytetin dhe Shqipërinë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje