
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur lidhur me situatën politike në vend.
I pyetur nëse Gazment Bardhi mund të jetë pasardhës i ish-kryeministrit Berisha në grupin e rithemelimit të Partisë Demokratike, ai tha se sheh një lloj protagonizmi që i është dhënë pasi është nënkryetar dhe kryetar grupi dhe sipas tij kjo është me bekimin e Berishës.
“Shoh një lloj protagonizmi të rritur. Ky lloj protagonizmi nuk vjen rastësisht se do ai. Këtë rol me ç’duket ia ka dhënë formacioni politik pasi është nënkryetar dhe kryetar grupi dhe kjo është me bekimin e Berishës.
Nëse është taktike apo reale do të shihet me kalimin e kohës. Natyrisht ka edhe emra të tjerë. Çështja është se këtu, kemi kopjativen, ka një përputhje midis rolit që kryhet dhe personit që ka dëshirën për ta kryer. E shikoj që ka protagonizëm. Kjo do shihet me kalimin e kohës pasi politika dhe marrëdhënia me një njeri që ka 35 vjet në politikë nuk është ashtu siç duket. Me aq sa unë e njoh, ai kërkon që dikush ta kryejë atë rol por jo të dalë vetë nga loja”, tha ish-presidenti për “News 24”.
Lini një Përgjigje