
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida tabaku, e cila ka drejtuar dhe Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka reaguar pas deklaratave të Erion Velliajt se nuk ka hedhur asnjë firmë, në asnjë aferë.
Ajo shton se tanimë koha e regjisë ka përfunduar dhe se duhet të mbahet përgjegjësi ligjore, morale dhe politike.
“Ka një kohë për të korrur frutet e farës që ke mbjellur. Dikush korr frutet e farës e luftës kundër korrupsionit ndërsa të tjerë korrin frutet e korrupsionit që kanë mbjellur me firma dhe shkresa. Regjia, telekamerat e fundit dhe përbetimet për pastërti nuk vlejnë dhe aq. Sot, ka përgjegjësi ligjore, morale dhe politike. Të gjithë presim që të thërriten para përgjegjësisë Erion Veliaj, që ka hedhur firmën tek afera e inceneratorit të Tiranës. Dita për të pasur frikë ligjin e mbi të gjitha për të korrur frytet e farës së sistemit e modelit që ka krijuar”, ka shkruar Tabaku në reagimin e saj.
Lini një Përgjigje