TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2024, 16:09

Komisioni për Sterilizimin, Vokshi: Rama ka urdhëruar bllokim, nuk duan të bëjnë transparencë

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni për Sterilizimin, Vokshi: Rama ka urdhëruar bllokim, nuk

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, tha se vetëm në pak ditë mazhoranca ka bërë mbi 10 shkelje të rregullores.

Deputetja Vokshi tha se ka urdhër nga Rama që mos të diskutohet lidhur me komisionet hetimore për Check Up dhe Sterilizimin sepse nuk duan të bëjnë transparencë për vjedhjen dhe abuzimin e e 200 milionë eurove.

“Periudha e bllokimi të opozitës kur Rama nuk ndërmerrte asnjë hap për të respektuar detyrime dhe të drejtat kushtetuese të opozitës në Parlament po e vazhdon edhe me mënyrën si mazhoranca po e trajton komisionin hetimor të Check Up dhe Sterilizimit.

Bllokimi nuk ka mbaruar vetëm se tani po vazhdon me forma dhe mënyra të tjera.

Njëri prej komisioneve do bënte hetim parlamentar për dy koncesionet, dy aferat më skandaloze.

Vlera e tyre shkon më shumë se 200 milionë euro.

8 deputetët e mazhorancës po mundohen ta bllokojnë komisionin sepse kanë urdhër nga Edi Rama që të mos bëhet hetimi parlamentar.

Po shkelin edhe lidhjet që i bënë vetë.

Në vetëm pak ditë kanë bërë mbi 10 shkelje të rregullores, kushtetutës dhe të ligjit”, tha Vokshi për “Ora News”.

 

Lini një Përgjigje