TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2024, 16:06

‘Brenda PS kërcënojnë njëri-tjetrin’, Lulzim Basha: Mazhoranca funksionon si kartel mafioz

Shkruar nga Pamfleti

‘Brenda PS kërcënojnë njëri-tjetrin’, Lulzim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.

Në një postim në rrjete sociale, Basha tha se mazhoranca po funksionon si një kartel mafioz, ku kërcënojnë njëri-tjetrin.

“Janë bërë si kartelet e mafies, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un”, ka shkruar Basha.

lulzim basha ps pd

Lini një Përgjigje