TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2024, 14:16

“U përpëlit të justifikonte drejtorët e tij", Noka: Ramës dhe Veliajt u kanë hyrë ethet, nuk shpëtojnë!

Shkruar nga Pamfleti

“U përpëlit të justifikonte drejtorët e tij",

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka ka sulmuar ashpër Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Gjatë një mbledhjeje me demokratët e Beratit, ai u shpreh se Ramës dhe Veliajt i kanë hyrë ethet pasi e dinë që nuk shpëtojnë.

Noka shtoi se drejtësia e re do u japë burgun dhe do të marrin goditjene fundit nga populli. Ai nuk la pa përmendur as dosjen “5D”, duke thënë se Veliaj u përpëlit që të justifikonte drejtorët e tij.

“Qytetarët po përjetojnë realitetin e vrasjeve të shpresës dhe besimit se ky vend mund të bëhet. Një pyetje për Rilindjen; si ka mundësi se kur qytetarët e lënë këtë vend kur ju thoni se Berati po lulëzon. Nuk mund të propagandosh qytetit të Beratit se ka fluks turistësh. Berati ka ngelur pa rini, po ashtu dhe rrethinat e tij.

Dhurata që iu bë këtij qarku është shkretimi, shkretimi i vatrave të qytetarëve dhe banorëve të këtij qarku. Ermonela mund të vijë në Berat dhe t’u thotë shqiptarëve se kanionet e Osumit janë dhuratë e Edi Ramës. Ai tha se do ta pastrojnë Shqipërinë dhe rruga e artë sipas tij ishin inceneratorët. I paraqiti si një nga mrekullitë për shqiptarët, si 7 piramidat e Egjiptit. Veliaj u përpëlit që të justifikonte drejtorët e tij. Nuk ka ndodhur kurrë një babëzi e tillë nga ana e pushtetit. Të krijosh një ndërmarrje me vartësit e tij për të vjedhur dhe më pas nga dëshpërimi përfundon në spital me overdozë. E ka vendin në burg. I kanë hyrë ethet dhe Veliajt dhe Ramës se e dinë që nuk shpëtojnë. Drejtësia e re do ju japë burgun, drejtësia e popullit do ju japin goditjen e fundit.”, tha Noka.

flamur noka edi rama erion veliaj

Lini një Përgjigje