Bardhi theksoi se në fjalimin e Veliajt kishte dy mesazhe, një për drejtësinë dhe ai më kryesori, për Ramën.
Nënkryetari i Rithemelimit në PD, Gazment Bardhi nga Berati sulmoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ‘zbërthehu’ mesazhet e këtij të fundit në deklaratën e dhënë për mediat sot.
Bardhi theksoi se në fjalimin e Veliajt kishte dy mesazhe, një për drejtësinë dhe ai më kryesori, për Ramën.
Bardhi ka lënë të nënkuptohet që mes Veliajt dhe kryeministrit ka një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut apo se kush do të shkojë më parë në burg.
“E ndjeni ju çdo ditë përndjekjen politike se nuk pranoni që të nënshtroheni. Para se të futeshim në takim po dëgjonim bashkëpunëtorin e drejtorëve të arrestuar. Ne e kaluam përçarjen. Por nga Berati duhet të vijë sinjali për të kaluar përçarjen. Ne u zumë se kush ishte më e mira për PD jo për karrige. Këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut apo se kush do të shkojë më parë në burg. Fjala e sotme e Veliajt kishte dy mesazhe; një për drejtësinë dhe një për Edi Ramën. Mesazhi për drejtësinë ishte; drejtorët e mi kanë bërë punë të mirë dhe ju nuk duhet t’i godisni. Por mesazhi kryesore ishte për Ramën; pse duhet të mbajë përgjegjësi unë për drejtorët e mi, si ti që s’ke pse mban përgjegjësi për zëvendësin tënd. Këto kode mafioze ka kjo qeveri që është sjellë si qeveri mafioze.”, tha Bardhi.
Në daljen për mediat sot, Veliaj e ka krahasuar veten me Ramën, ku ka theksuar se as ai dhe as kryeministr s’kishin si ta dinin që drejtuesit e institucioneve ishin përfshirë në abuzime me detyrën. Ky ishte një mesazh i qartë i kryebashkiakut për Ramën: "Më kanë ngrenë edhe mua kumbulla pas shpine, sikurse edhe ty".
”Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAK-u vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?
Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!”, u shreh Veliaj.
Në mesazhin për SPAK, ai ka përmendur dhe disa nga arritjet e drejtorëve të bashkisë së Tiranës për të cilët tha se fjalë mund të kishte dëgjuar, por këto s’mund të jenë prova dhe s’mund ti shkarkojë nga detyra vetëm për akuza të pa faktuara.
Lini një Përgjigje