TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2024, 20:45

“S’ka Duman që të mbron ty Erion”, Berisha: Bashkë me Ramën vodhët 130 mld euro nga djegësit

Shkruar nga Pamfleti

“S’ka Duman që të mbron ty Erion”, Berisha:
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar Erion Veliajn dhe Edi Ramën se kanë zhdukur 130 milionë euro me aferën e djegësit. Berisha duke folur nga dritarja e bansës së tij gjatë tubimeve të përditshme përmendi premtin e Veliajt, i cili thoshte se do të raportonte çdo ditë punimet dhe ecurinë e ndërtimit, duke e quajtur faqeziun e 1 milionë druve.

Berisha u shpreh se Veliaj nuk duhet të qëndrojë asnjë minutë në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai nuk la pa theksuar as vjedhjet e Edi Ramës, teksa shtoi se nuk ka më asnjë forcë që e mbron.

“Erion, ti je faqeziu i pyllit 1 milion dru sepse ke vjedhë parat e Tiranës për 1 milion pemë që nuk ekzistojnë kund mbi tokë.
Erion, nuk e meriton të quhesh Erion, por prapë nuk po e lëshoj gojën. Ti nuk mund të jesh një minutë kryetar, qytetar i parë, se ti nuk je as qytetar, ti je një hajdut i shpifur që nuk vetëm veten shok. A nuk je ti që ke zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro për djegësin e Tiranës, në një kohë kur djegësit nuk i dihen nam as nishan?

Erion, meriton çdo epitet, por unë nuk po e lëshoj gojën time. Por u rikujtoj qytetarëve të Tiranës se ti ke pasur zotim me shkrim se do të raportosh çdo muaj për punimet, situacionet, ecurinë e ndërtimit.

Kurse ti me Edi Ramën, për ndërmarrjen jo vetëm që nuk raportove, por vodhe dhe vetëm vodhe paratë e taksapaguesve të Shqipërisë, 130 milionë gjer sot. Çfarë do ti më? Se të mbron Dumani, o mjeran po nuk ka forcë që të mbron nga qytetarët e Tiranës. Nuk ka Duman as Zaman që të mbron ty”, tha Berisha.

sali berisha edi rama erjon veliaj

Lini një Përgjigje