TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2024, 20:37

“E ke vendin në shtyllën e turpit kombëtar”, Berisha thirrje Veliajt: Jep dorëheqjen menjëherë!

Shkruar nga Pamfleti

“E ke vendin në shtyllën e turpit kombëtar”, Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”, i bëri thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të japë menjëherë dorëheqje pas skandalit të dosjes ‘5D’.

Berisha e quajti Veliajn hajdutin më të madh, pas kryeministrit Rama, teksa e paralajmëroi që të mos priste protestën e radhës, por të largohej menjëherë nga zyra e kryetarit.

Dua t’u falenderoj me mirënjohje ju dhe ata qindra e qindra qytetarë që sot lanë çdo gjë për misionin e tyre, betejën kundër njërit prej figurave më të shpifura, më të neveritshme, më pa moral njerëzor.

Njërin prej të hajdutëve më të mëdhenj apo hajdutin më të madh pas Edi Ramës, që e ka emrin Erion Veliaj.

Protesta qytetare në mbështetje të Aleancës për Teatrin ishte një akt madhor përgjegjësie. Ishte një akt madhor qytetarie, me të cilin dëshmuan se vjedhjet e shfrenuara dhe të papara të Erion Velisë dhe bandës së tij nuk mund të pranohen dhe nuk do pranohen kurrë nga ju.

Erion Veliaj e ka vendin në shtyllën e turpit kombëtar! Jo në zyrën e qytetarit të parë të Tiranës. Prandaj dhe i them sonte: Erion, jep dorëheqjen menjëherë, mos prit protestën tjetër. Mos e prit protestën tjetër sepse Erion, ti me qëndrimet e tua, ke vjedhur dhe poshtëruar qytetarët e kryeqytetit të kombit sa asnjë pushtues, sa asnjë qeveritar në historinë e këtij qyteti", tha Berisha. 

berisha

Lini një Përgjigje