TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2024, 18:26

"SPAK duhet të godasë kokat", Zhupa: Rama po i mbron të tijët, Goro u shit për Xhaçkën!

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK duhet të godasë kokat", Zhupa: Rama po i mbron të

Deputetja e PD Ina Zhupa, ka thënë se opozita e ka inkurajuar SPAK-un duke dërguar informacione për shumë zyrtarë që janë prapa hekurave. Ajo nuk la pa përmendur as rastin e Sali Berishës, për të cilin thotë se u shkel Kushtetuta.

Zhupa tha se mazhoranca po lëviz të gjitha gurët për të mbrojtur eksponentët e saj politikë. Ajo theksoi rastin e Goros, të cilin e cilësoi si “koka e turkut”. Zhupa shtoi se inkurojnë SPAK të shkojnë  tek kokat.

“E them me përgjegjësi të plotë se ne e kemi inkurajuar dhe kemi çuar informacione në SPAK. Shumë çështjes që kanë prapa hekurave zyrtarë janë denoncimet tona dhe sigurisht kemi shpresa që do të ngrihet në standardin e drejtësisë së re që i takon. SPAK duhet të arrijë te kokat, deri më sot nuk kanë arritur, ne do të presim. Për zotin Berisha është shkelur Kushtetuta dhe nuk mund t’i them të bardhës të zezë dhe të zezës të bardhë.

Mazhoranca po lëviz të gjithë gurët për të mbrojtur eksponentët e saj politikë, pra nuk i lëshojnë dhe i dorëzojnë siç thotë Edi Rama. Nuk kanë mbrojtur Goron por kanë mbrojtur Xhaçkën. Goro u bë koka e turkut. E gjitha kjo krijon kosto edhe publike për mazhorancën. Një opozitë e shëndetshme nuk duhet të ketë kartën e fitores vetëm skandalet e mazhorancës, por ekipin që duhet të paraqesim para shqiptarëve dhe te programi”, tha deputetja demokrate në “News24”.

Përpos komenteve për drejtësinë dhe mazhorancën ajo u ndal edhe tek zhvillimet e opozitës. Zhupa tha se tashmë 95% e grupit parlamentar të demokratëve janë bashkuar. Ajo shtoi se nuk mendon që bashkimi me pjesën e mbetur të demokratëve do të jetë pengese për grupin e bashkuar. Sa i përket akuzave për pazare politike me mazhorancën Zhupa tha se nuk po bëjnë asgjë për interesin e tyre personal.

“Nuk besoj se çelësi i fitores është te bashkimi, kemi bashkuar tashmë rreth 95% të grupit parlamentar dhe elektoratit opozitar. Edhe një votë ka vlerë dhe duhet të maksimizojmë votën e opozitës dhe nuk e mohoj që ka ende një grupim që nuk na është bashkuar. Por ky grupim nuk duhet të jetë pengesë dhe duhet të vijojmë.

Nuk ka asnjë pazar me mazhorancën dhe nuk po bëjmë asgjë për interesin tonë personal, por bëhet fjalë për një grup qytetarësh që janë vendosur nga qeveria represive që ka burgosur qytetarë për avlli, për një cigare hashash, apo se kanë marrë pjesë në protesta. Nuk ka as luftë kundër SPAK se nuk ka lidhje me ato amendamente.

Ne përballë kemi një mazhorancë që në momentin që njoftohet një kërkesë me firmat e 7 deputetëve për një mbledhje të komisionit ne nuk marrim përgjigje një arsye pse nuk duhet të mblidhemi apo një fakt se përse nuk bëhet dot mbledhja. Nuk ka një dialog që mund të jetë dhe për çështjes teknike, por kemi një bllok që thotë se nuk do të mblidhemi dhe nuk kemi punë të mblidhemi. Kjo është të shkatërrosh komisionet”, u shpreh Zhupa.

ina zhupa pd

Lini një Përgjigje