TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2024, 13:46

A e solli Argita, Bashën në PD? Malltezi: Nuk e marr përsipër këtë gabim

Shkruar nga Pamfleti

A e solli Argita, Bashën në PD? Malltezi: Nuk e marr

Argita Malltezi është përfolur prej kohësh si personi që ka afruar Lulzim Bashën në Partinë Demokratike, pasi për shumë njerëz, ky i fundit njihej si një i njohur i saj.

Por ajo ka mohuar këtë gjë, duke treguar se Basha erdhi në Tiranë me ambicie politike, ndërkohë që në atë kohë kishte ftesë nga një parti tjetër opozitare që të bëhej pjesë.

“Jo nuk ishte. Këtë nuk mund ta marrë përsipër. Ai erdhi në Tiranë me vendim e tij për t'u angazhuar në politikë dhe kishte një ftesë nga një parti tjetër opozitare. Kërkoi të takohej me strukturat e PD-së dhe më pas u takua dhe me Berishën. Sigurisht, ka qenë një njeri i mbështetur sa i përket atyre angazhimeve që i janë ngarkuar nga qeveria, por unë nuk ndërhyja në gjëra të tilla”, u shpreh Malltezi në një intervistë për A2 CNN.

argita malltezi lulzim basha

Lini një Përgjigje