TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2024, 12:28

Dosja 5D, Balliu si Berisha: SKAP të arrestojë kryetarin e Bashkisë, jo skllevërit e tij

Shkruar nga Pamfleti
Dosja 5D, Balliu si Berisha: SKAP të arrestojë kryetarin e
Klevis Balliu

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu, në fjalimin e mbajtur ditën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës, tha se Erion Veliaj është koka e organizatës kriminale ‘5D’.

Sipas tij, asnjë drejtor në Bashkinë e Tiranës nuk kryen veprime pa urdhrin e tij, teksa i bëri thirrje SPAK-ut të arrestojë kryebashkiakun në vend të drejtorëve të tij.

“Sot jemi përballë një hajduti që është kapur me çdo punë, çdo letër, çdo pagim. Është një turp i madh që Policia e Shtetit sot ndalon qytetarët e vjedhur të hyjnë e të nxjerrin atë llum që quhet Erion Veliaj. I them Policisë së Shtetit, bëhuni krah qytetarëve dhe merreni e nxirreni nga bashkia. Çdo ditë atje vidhen edhe fëmijët tuaj.

Është ky njeri, i cil, qoftë me banorët e ‘5 Majit’, me banorët e Laprakës, me banorët e Unazës që protestuan 420 ditë, ky është i vetmi që gëzonte kur gazi lotsjellës hynte në dhomën e foshnjës.

Ky mortje që ndodhet sot në atë bashki është është përgjegjësi kryesor për varfërimin e qytetit të Tiranës dhe qyetarëve të saj.  

Ku i ka sot drejtorët Erion Veliaj? Si mundet të bëjë një drejtor diçka pa urdhërin e Erion Veliajt? Është Erion Veliaj koka e organizatës kriminale ‘5D’.”, tha ai.

Ditën e sotme, opozita ka zhvilluar një protestë te Bashkia e Tiranës ku nuk kanë munguar tensionet mes policisë dhe protestuesve nga Rithemelimi, të cilët kanë goditur me vezë godinën e Bashkisë.

E pranishme ka qenë edhe e bija e Sali Berishës, Argita Berisha.Në këtë protestë ajo ka zgjedhur që të çojë mesazhe jo vetëm me deklarata politike, por edhe me bluzën e saj.

“Lironi liderin e opozitës”, shkruhet në bluzën e Argita Berishës.

Ajo është parë shpesh herë në protestat e organizuara në mbrojtje të ish-kryeministrit, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në burg”. Dalja e saj e shpeshtë në media, është interpretua si një drejtuese e re e PD-së që po bëhet gati, mirëpo ajo ka mohuar një fakt të tillë duke thënë se nuk ka ndërmend të angazhohet në politikë.

dosja 5d klevis balliu veliaj

Lini një Përgjigje