
Anëtari i kryesisë të PD-së, Belind Këlliçi, është shprehur sot se drejtorët nuk vjedhin vetëm në Bashkinë e Tiranës, por në të gjitha bashkitë e drejtuara nga PS.
Nga takimi me demokratët në Vaun e Dejës, Këlliçi tha se takimet që ka nisur opozita po bëhen për të çmontuar tek qytetarët filozofinë e qeverisë që po vjedh qytetarët. Ai shtoi se ka ardhur koha që drejtuesit e shtetit të mendojnë mendojnë për qytetarët dhe të punojnë për ta.
"Kohet e fundit keni dëgjuar për dosjen 5D, një dosje në të cilën 5 drejtorët e bashkisë së Tiranës vidhnin tenderat në bashkinë e Tiranës. Por kjo nuk ndodh vetëm në Tiranë, por ndodh në çdo bashki, kudo ku ka socialistë që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve.
Me këto takime që ne kemi nisur, patjetër ne po takojmë qytetarët dhe po informojmë qytetarët. Këtë betejë ne nuk po e bëjmë për të hequr kryeministrin dhe për të vënë një tjetër, por për të çmontuar një filozofi të qeverisë që ka vjedhur qytetarin shqiptar. Ka ardhur koha që drejtuesit e shtetit të mendojnë për qytetarët dhe të punojnë për qytetarët”, tha Belind Këlliçi.
Lini një Përgjigje