
Rithemelimi ka bërë një bilanc të borxheve që sipas tyre ka qeveria e udhëhequr nga Rama, sa i takon çështjeve të humbura në Arbitrazhit. Zëdhënësja e Antikorrupsionit të Rithemelimit, Genta Vangjeli, u shpreh se qeveria Berisha ka humbur vetëm një arbitrazh ndërsa Rama 13.
Ajo nxorri në shesh të gjitha çështjet e humbura të qeverisë Rama, ndër to “Bachetti” me vlerë 108 milionë euro shoqëruar me kostot ligjore në total 5.1 milionë euro, para këto që dalin nga taksat e qytetarëve.
Ajo nuk la pa përmendur as çështjen për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, apo atë të përmirësimit të kanalizimive etj. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë diferencën e performancës edhe në këtë drejtim.


Lini një Përgjigje