
Ish-deputeti Myslym Murrizi, ka thënë se mes Rithemelimit dhe PS ka një pazar politik. Ai ka kritikuar ashpër sjelljen e paqëndrueshme të Rithemelimit ndaj PS, duke e cilësuar si opozitë me orë diellore.
Murrizi tha se protesta e organizuar dje është një fasadë, pasi Bardhi nga njëra anë sulmon mazhorancën e nga ana tjetër ulet në tryezë me ta.
“Këtu ulesh me Ramën e Lindën, këtu do të sulmosh Erionin, këtu ngre kartonin për të favorizu drejtorat, apo Erionët e vegjël, pastaj pasdite do ulet me Çuçin,. Do themi ça do bëjmë. Kanë votuar shumë herë në Pazar, i sheh në rrugë e thua po vriten, në Parlament po puthen. Opozitë me orë diellore, nuk ngjit, unë kam qenë i ashpër me qëndrimet e Rithemelimit. Vetëm një debil mund të përsërisë 34 vite një eksperiment të dështuar, lideri imagjinar pse u shkon kamera mbrapa, pse thërret në takim Yuri, pse bën foto me një senator që ka dezhurnin në Senatin amerikan, nuk bëhesh dot”, tha Murrizi për “Top Channel”.
Lini një Përgjigje