TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2024, 17:25

Mori pjesë në tryezën e Bashës, Bamir Topi zbulon nëse do të bashkohet me PD

Shkruar nga Pamfleti

Mori pjesë në tryezën e Bashës, Bamir Topi zbulon nëse

Ish-presidenti Bamir Topi ka ka komentuar pjesëmarrjen e tij në një tryezë për kodin zgjedhor të thirrur pak ditë më parë nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai tha se respektoi ftesën dhe mori pjesë në atë tryezë si ish-president.

Bamir Topi theksoi se nuk është pjesë e asnjë partie por sipas tij, Basha është ai që ka përfaqësuar opozitën.

“Unë kisha një ftesë për një tryezë që merrej me çështjet zgjedhore. Respektova ftesën e Bashës. Sqarova statusin tim. Thashë që nuk jam pjesë e asnjë partie dhe vij si ish-president. 2008-ta nuk ishte thjesht si ngjarje.

Ne flasim për aktualitetin. Kur them kam përcaktuar qartë statusin tim, jam në koherencë të plotë kur kam thënë që Basha do të ndryshojë rolin e tij do ta mbështes. Unë gjithmonë kam folur për institucione. Është në kulturën time politike dhe qytetare. Kur unë e kam parë vendin në mungesë të theksuar të pozicionit opozitar, pa dyshim kam kërkuar që opozita të jetë në pozicion. Ai që e ka përfaqësuar opozitën ka qenë pa dyshim z.Basha”, tha ish-presidenti për “News 24”.

Lini një Përgjigje