
Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka quajtur reagimin për mediat të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kod mafioz, drejtuar Ramës.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha deklaroi se Veliaj, përdori mesazhin e sotëm për t’i dërguar Ramës një kod mafioz dhe për t’i thënë se të dy janë të përfshirë në afera.
Postimin e tij, Berisha e ka shoqëruar me një video të shkurtër nga fjalimi i Velaijt, i cili thotë se: si kryeministri ashtu dhe kryebashkiaku, nuk kanë nga ta dinë për aferat që bëjnë vartësit e tyre.
“Në kodin e mafies Lal vjedhësi i thotë Edvinit, guxo po deshe, ti je më keq! Dëgjojeni vetë dhe sipas dëshirës shpërndajeni”, shkruan Berisha në postimin e tij!
Lini një Përgjigje