TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2024, 17:59

SHBA kërkon goditjen e korrupsionit, rrufjanët Berisha e Rama lirojnë të korruptuarit

Shkruar nga Pamfleti
SHBA kërkon goditjen e korrupsionit, rrufjanët Berisha e Rama
Edi Rama dhe Sali Berisha

Faljen e zyrtarëve të dënuar për korrupsion, PS dhe Foltorja e votuan ditën që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, raportoi për luftën kundër korrupsionit; ku mes të tjerash, tha se qeveria nuk ka bërë asnjë kallëzim për zyrtarët hajdutë e të lidhur me krimin...

Pazari i ndyrë, që bëri kryeministri super i korruptuar Edi Rama, por ende i lirë; me “Non-grata’n” Sali Berisha në “Arrest shtëpie” për super-korrupsion kur ishte kryeministër, i dha goditje të fortë drejtësisë së re e shoqërisë shqiptare, duke miratuar amnistinë penale për zyrtarët hajdutë.

Në maskën e gjoja humanizmit për të dënuarit hallexhinj, dy grupet politike mafioze PS-Foltore që aktrojnë sikur janë në armiqësi, sajuan skutave dhe votuan hapur në parlament, lirimin nga burgu dhe pakësimin e viteve të dënimit për zyrtarët e korruptuar.

Sipas porosive të Edi Ramës e Sali Berishës, “sejmenët” e tyre hartuan amnistinë, për lirim nga burgu e ulje dënimi edhe për ish-zyrtarë pushteti, drejtësie e biznesmenë, të dënuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme për korrupsion me tenderët, ryshfete, vjedhje fonde e pasuri publike etj.

Amnistia ul 1.5 vite burg për zyrtarët burra dhe 2.5 vite burg për zyrtaret gra, që janë dënuar nga SPAK dhe Gjykata Speciale, shumica e të cilave lirohen menjëherë, mbasi janë dënuar pak vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Megjithëse 20 nenet e veprave penale të përfshira në amnisti, faktojnë që përfitojnë lirim e ulje dënimi, zyrtarët e korruptuar dhe biznesmenët që kanë bërë pazaret me ta; dy “lektorët” Ulsi Manja e Gazmend Bardhi, po mundohen të na bindin, se nuk përfitojnë zyrtarët e korruptuar.

P.sh, Gazmend Bardhi, thotë se Foltorja futi në amnisti, ndalimin e përfitimit penal për ish-drejtuesit e lartë shtetëror, si presidentë, kryetarë e zv/kryetar Kuvendi, kryeministra e zv/kryeministra, siç janë Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Pandeli Majko, Bamir Topi, Niko Peleshi, Edmond Haxhinasto, Erjon Braçe etj, etj.

Por asnjë nga këta nuk është i dënuar, madje përveç Saimir Tahirit e Lefter Kokës, nuk janë dënuar as ish-ministra si Ilir Beqja, Ritvan Bode, Genc Pollo, Genc Ruli, Petrit Vasili, Edmond Panariti etj, etj., të cilët kanë bërë batërdinë me vjedhje, ndërsa për kryeministrin e ministrat aktual, nuk ka asnjë shenje ndëshkimi.

Nëse falja e zyrtarëve hajdutë, është skandal në gjykimin e shqiptarëve dhe goditje ndaj drejtësisë së re; për SHBA-BE është karshillëk që kanë bërë Edi Rama e Sali Berisha, duke mos përfillur asnjë thirrje të tyre e duke i treguar se janë bashkë.

Sepse SHBA-BE, kërkojnë që qeveria, parlamenti e opozita të bashkëpunojnë në luftën kundër korrupsionit, ndërsa rrufjanët Edi Rama e Sali Berisha, bashkëpunuan për të liruar nga burgu zyrtarët e korruptuar.

Faljen e zyrtarëve të dënuar për korrupsion, PS dhe Foltorja e votuan ditën që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, foli për luftën kundër korrupsionit; ku mes të tjerash, tha se qeveria nuk ka bërë asnjë kallëzim për zyrtarët hajdutë, duke theksuar se ka ministra, krye bashkiakë e drejtues të lartë policie, që janë bërë palë me krimin e organizuar. /Pamfleti

edi rama sali berisha amnistia penale

Lini një Përgjigje