TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2024, 21:07

Miratimi i amnistisë, Kthupi zbulon cilët janë zyrtarët e dënuar nga GJKKO që përfitojnë

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i amnistisë, Kthupi zbulon cilët janë zyrtarët e

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezarti Kthupi ka komentuar miratimin në Parlament të ligjit për Amnistinë Penale.

Ai tha se nga ky ligj përfitojnë të gjithë zyrtarët e shtetit që nuk kanë qenë titullar institucioni, por që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion.

Duke marrë si shembull konkret tenderin e uniformave të policisë, juristi u shpreh se nga amnistia përfitojnë të gjithë zyrtarët që janë dënuar për shkelje të barazisë në tender.

“Çdo pjesëmarrës i njësisë së prokurimit, i vlerësimit të ofertave që ka shkelur tenderin për hir apo llogori të drejtorit, apo për llogari të tij, dhe është dënuar nga Gjykata Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin sot përfiton 1 vit e gjysmë ulje dënimi.

Çdo person që nuk është titullari i institucionit përfiton nga amnistia. U bë shamatë e madhe për tenderin e uniformave të policisë, ku u dënuan 7 apo 12 zyrtarë, të gjithë ata përfitojnë. E njëjta gjë vlen për çdo tender dhe çdo zyrtarë që është dënuar për shkelje të barazisë në tenderë. Amnistia është parim”, tha Kthupi për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje