TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2026, 16:48

Rama në alarm nga protesta kombëtare/ Policia ‘bllokadë’ në Morinë, regjistrim për çdo individ që kalon kufirin

Shkruar nga Pamfleti
Rama në alarm nga protesta kombëtare/ Policia
Radhë në Morinë

Sot pritet që mijëra persona të zbresin në shesh kundër Ramës, radhë kilometrike në Morinë...

Pas 34 ditësh protestë pa ndërprerje, sot pritet të zhvillohet një protestë madhështore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Prej disa ditësh është bërë thirrje që qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe shqiptarë të diasporës, të lënë çdo angazhim dhe t'i bashkohen tubimit në Tiranë, me synimin për të shënuar pjesëmarrjen më të madhe që nga nisja e protestës. Organizatorët kanë bërë apel që në kryeqytet të mbërrijnë qytetarë nga veriu në jug, ndërsa një rol të rëndësishëm pritet të ketë edhe diaspora, e cila gjatë javëve të fundit është bërë gjithnjë e më aktive në mbështetje të protestës.

Por ndërsa qindra automjete kanë marrë rrugën drejt Tiranës, në pikën kufitare të Morinës situata ka ndryshuar ndjeshëm. Sipas raportimeve, autoritetet shqiptare kanë nisur regjistrimin e të gjithë qytetarëve që hyjnë nga Kosova, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka konfirmuar se që prej orës 04:00 të mëngjesit janë krijuar kolona rreth 3.5 kilometra në dalje të Kosovës, pasi pala shqiptare po regjistron hyrjen e çdo qytetari në territorin shqiptar.

Ky zhvillim bie në sy edhe për faktin se prej vitesh lëvizja mes Shqipërisë dhe Kosovës është zhvilluar pothuajse pa kontrolle të tilla, ndërsa sot, në ditën kur në Tiranë pritet protesta më e madhe kundër qeverisë, procedurat janë shtuar ndjeshëm.

Pak javë më parë, autoritetet shqiptare shpallën të padëshiruar aktivisten nga Kosova Igballe Huduti, e cila kishte marrë pjesë në protestat e zhvilluara në Tiranë. Ajo u akuzua për lidhje me Iranin, teksa Ram dhe besnikët e tij sulmuan qeverinë e Kosovës që lejon qytetarët e saj të protestojnë në Tiranë.

Sot si duket janë marrë mësa si për të frikësuar pjesëmarrësit, ashtu dhe për t’i regjistruar. Në protestën e parë shumë prej pjesëmarrësve nga diapsora u gjobitën nga policia. /Pamfleti

 

morine protesta

Lini një Përgjigje