TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 11:52

"Çdo ditë e ka 1 Prill", Berisha zbulon kush ia bën pyetjet Ramës tek rubrika "Sy më Sy"

Shkruar nga Pamfleti

"Çdo ditë e ka 1 Prill", Berisha zbulon kush ia bën

Sali Berisha ka ironizuar rubrikën Sy m’Sy të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se kreu i qeverisë del çdo mëngjes dhe bën monolog me vete.

Kreu i PD-së u shpreh se pyetjet nuk bëhen nga qytetarë, por kryeministri Rama i shpik vetë.

Berisha deklaroi se Rama çdo ditë e ka 1 Prill.

“Njeriu që del çdo mëngjes dhe flet me vete në një monolog, se thotë që po flas me qytetarët, asnjë nuk është qytetar, i shpik vetë. Sot e ka ditën e tij, por problemi është se ai çdo ditë e ka 1 prill.

Sa herë ta dëgjoni kujtoni 1 Prillin se është dita e Edi Ramës. Tani që e sheh se populli nuk i pranon dokrrat e tij me zhapinj e hardhuca, me kafshë të të ndryshme që jeton me to, deklaroi dhe dje se po i bien shumë pikët nga kjo “Sy më sy” e këto mashtrimet, deklaroi dje se do e bëjë pensionin 400 euro në 2030. Po pse nuk e bëri për 12 vite. Do të bëjmë gjithçka për një Shqipëri madhështore”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje