TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 11:35

“Bashkitë e qarkut Elbasan, të papërfaqësuara”, Sula thumbon Berishën: Demokratët e zgjodhën kandidatin e tyre, por selia blu i përjashton SPAK-istët

Shkruar nga Pamfleti

“Bashkitë e qarkut Elbasan, të papërfaqësuara”,

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula shprehet se 6 nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit janë të papërfaqësuara në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë një postimi në rrjete sociale, Sula ndalet te primaret e Partisë Demokratike, ku shprehet se ‘demokratët e bashkisë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh e zgjodhën kandidatin me të cilin donin të përfaqësoheshin duke më nxjerrë më të votuarin e qarkut.

Më tej, Sula shton se ‘në selinë blu “SPAK-istët” janë problematikë dhe duhen përjashtuar nga lista e mbyllur dhe ajo e hapura.

“6 nga 7 bashkitë e Qarkut Elbasan në listën e PD janë të papërfaqësuara

Nē zgjedhjet e 2021 bashkitë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Përrenjas i çuan Partisë Demokratike 26.583 vota, mjaftueshëm për tre mandate deputetësh në Parlament.

Por pavarësisht këtij fakti kaq të rëndësishëm pas 11 majit këta qytetarë nuk do të kenē ë asnjë përfaqësues në Parlament sepse në listën e mbyllur të PD në Elbasan nuk ka asnjë kandidat që përfaqëson këto zona.

Në primaret e Partisë Demokratike, demokratët e bashkisë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh e zgjidhën kandidatin me të cilin donin të përfaqësoheshin duke më nxjerrë më të votuarin e qarkut, por në selinë blu “SPAK-istët” janë problematik dhe duhen përjashtuar nga lista e mbyllur dhe ajo e hapura.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga ana ime për të pasur kontakt javën e fundit për listat me kryetarin dhe të tjerë afër tij, vendimi nga ana e tyre ishte marrë që këto bashki më mirë mos të kishin asnjë përfaqësues se sa të isha unë ai”, shkruan Sula.

Lini një Përgjigje