TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 10:22

Edhe pse i dënuar për krim zgjedhor, Edison Memolla i Rrogozhinës drejton fushatën e PS

Shkruar nga Pamfleti
Edhe pse i dënuar për krim zgjedhor, Edison Memolla i Rrogozhinës
Edison Memolla dhe Edi Rama /

Edhe në këtë fushatë, krye-bashkiaku Edison Memolla po vazhdon në të njëjtën linjë, duke premtuar e dhënë miratim për leje legalizimesh, regjistrim aktesh të tokave në përdorim, leje punimesh e ndërtimesh, licenca dhe shpërndarje pakosh ushqimore për familjet në nevojë...

Rasti i Kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, tregon se SPAK-ut nuk i bëjnë përshtypje autorët e krimit zgjedhor, madje dhe të dënuarit me burg për këtë lloj krimi, të cilët jo vetëm vahdojnë në detyrë, por janë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare.

Më 24 janar 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, dënoi krye-bashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, me 1 vit burg dhe 5 vite heqje të drejte, për të ushtruar funksione shtetërore.

SPAK e procedoi dhe Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor, për dy verpa penale: Korrupsion aktiv në zgjedhje dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare, që sipas Kodit Penal quhet krim zgjedhor, duke përdorur postin për të mbledhur votat e mandatit për kryetar bashkie.

Por i dënuari Edison Memolla, vazhdon të qëndrojë në krye të Bashkisë, dhe me vendim të kryesisë qendrore të PS, është caktuar drejtues i fushatës elektorale në zonën e Rrogozhinës.

Më 29 janar 2025, SPAK krijoji Taskë-Forcën për të gjurmuar, zbuluar, parandaluar dhe goditur krimin zgjedhor, por siç tregon ky rast, kjo strukturë nuk po vepron.

Ai u dënua, ngaqë mblidhte vota duke ndikuar te shefat e OSHEE-s, për të favorizuar debitorët e energjisë elektrike dhe u paguante faturat familjeve në nevojë, në këmbim të votave për vete.

Por edhe në këtë fushatë, krye-bashkiaku Edison Memolla po vazhdon krimin zgjedhor, duke premtuar e dhënë miratim për leje legalizimesh, regjistrim aktesh të tokave në përdorim, leje punimesh e ndërtimesh, licenca dhe shpërndarje pakosh ushqimore për familjet e varfëra.

Ndërsa SPAK që e çoi në gjykim ku u dënua me 1 vit burg, nuk po e prek krye-bashkiakun e Edison Memolla, paçka se ai po kryen përsëri krime zgjedhore për të mbledhur vota.

Gjëja minimale procedurale, që duhet të kishte bërë SPAK pas dënimit të tij me 1 vit burg për krim zgjedhor, do ishte zbatimi i dispozitës penale, me kërkesën për pezullimin nga detyra, deri në përfundimin e gjykimit në shkallën e dytë.

Por krye-bashkiaku Edison Memolla, është lejuar të qëndrojë në detyrë dhe po vazhdon të bëjë krime zgjedhore; të cilat, SPAK bën sikur nuk i di, megjithëse ka disa denoncime./Pamfleti

edison memolla partia socialiste

Lini një Përgjigje