TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 08:45

Rama iu kërkon votën shqiptarëve të diasporës: Është momenti ynë për në BE, po përputhen fatet e përbashkëta

Shkruar nga Pamfleti

Rama iu kërkon votën shqiptarëve të diasporës:

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në rubrikën “Sy më sy’ për përfshirjen e Shqipërisë në BE.

Teksa ka kërkuar nga shqiptarët e diasporës votën për 11 majin, Rama tha se ata duhet që të bashkohen në këtë moment, sipas tij në këtë ‘përputhje të fatit’.

"Ndërkohë që tani të gjithë shqiptarëve dhe atyre të Greqisë dhe të Italisë, mbarë botës kudo ku janë u them se ky është momenti ynë, është momenti i përputhjes së fateve në asnjë moment tjetër të kohës qysh se jemi cliruar nga diktatura komuniste dhe kemi hyrë në rrugët e Europës për tu bërë pjesë e pandashme e BE-së. Ky moment e ka përputhur fatin tonë europian dhe fatit të BE-së që sot është i mëshiruar në dëshirën dhe në ambicien për të zgjeruar rradhët dhe gjendemi aty, gjendemi në kohën e duhur. Vendi që ata duan të përfshijnë bashkë me Malin e Zi", tha Rama.

Lini një Përgjigje