TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 09:49

16 vite Shqipëria në NATO, presidenti Begaj: Kemi dëshmuar se jemi të denjë për aleancën!

Shkruar nga Pamfleti
16 vite Shqipëria në NATO, presidenti Begaj: Kemi dëshmuar se
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. 

“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO.

Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.

Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Lini një Përgjigje