
Në rubrikën ‘Sy m’sy” ku Kryeministri Edi Rama i përgjigjet pyetjeve që i drejtohen përmes rrjeteve sociale, ai ka vijuar akuzat ndaj opozitës, duke e cilësuar si kënetë ndërsa Sali Berishën si bufin e kënetës.
Një nga pyetjet që iu drejtua Ramës ishte ajo sepse i mori PD-së të rinjtë e forumit të Vlorës, ndërsa Kryeministri tha se ata janë një grup mjaft interesant.
Pse na i more edhe ata të FRPD?
Edi Rama: Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD Vlorë dhe për dikë që ishte zv kryetare e FRPD në shkallë kombëtare. Ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete. Do të më mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke e kërkuar votën e demokratëve dhe të të tjerëve për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe për të marrë pasaportën europiane për Shqipërinë. Ja pse u bënë me mua në këtë betejë. Nëse rrugët do të na qëndrojnë të bashkuar pas kësaj kjo mbetet për t’u parë.
Lini një Përgjigje