Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale. Rama ka folur lidhur me akuzat e Berishës se PS vodhi programin elektoral të PD për zgjedhjet e 11 majit.
Rama ironizoi duke thënë që është gjëja më qesharake në botë “a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik”.
“Qajnë hallin se edhe u kopjua programi, është gjëja më qesharake në botë a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod kasaforte, kodi i Da Vinçit, u kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, tha Rama.
Lini një Përgjigje