
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rubrikën ‘Sy m’sy’ tha se nuk është kandidat për ndonjë martesë.
“Kam një martesë të lumtur, nuk jam kandidat për ndonjë martesë”, tha Rama, duke rrëfyer një detaj nga biseda që ka pasur me të rinjtë e FRPD që iu bashkuan Partisë Socialiste në Vlorë.
Rama tha se gjatë bisedës ata më thanë “pse kështu je ti, se nga televizori dukesh ndryshe. Po unë ky që jam, jam”.
“Më thonë jo i ëmbël, jo i mirë, por në fund të fundit nuk jam kandidat për ndonjë martesë”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje