TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 11:30

Arsyeja pse Edi Rama kërkon me ngulm një mandat të gjërë: zbulohet plani politik i BE

Shkruar nga Pamfleti

 

Arsyeja pse Edi Rama kërkon me ngulm një mandat të
Edi Rama dhe Kancelari i Ri Gjerman Fridrich Metz /

Kancelarive evropiane, posaçërisht Gjermanisë, nuk u pëlqen mënyra e Edi Ramës për të kontrolluar gjithçka, si dhe aleancat e tij të sikletshme me politikanë problematikë e autoritarë si Erdogan, Orban, apo edhe Meloni...

Edi Rama ka planifikuar të arrijë së paku 80 mandate së bashku me aleatët, retorikë që e përdor ‘non stop’ në daljet e tij disa herë në ditë.

E gjitha kjo, nuk është thjesht për atë që thotë, që t’i jepet mesazh Brukselit se shqiptarët e duan shumë anëtarësimin në BE.

Shkaku i vërtetë është që të blindojë veten, për ndonjë proçkë që mund t’i bëjnë ndërkombëtarët apo edhe Drejtësia e re.

Rama kërkon që ta quajë mandatin e gjerë si një arritje e posaçme personale, duke mos e ndarë me asnjë politikan tjetër, sidomos tani që partinë e ka spastruar nga konkurrentet e mundshëm.

Këtë përpjekje, shefi i shumicës qeverisëse po e bën, pasi është në dijeni të një plani të ndërkombëtarëve, për të mbështetur një mazhorance të re pas zgjedhjeve të 11 majit.

Siç mësohet, gjermanët më shumë, por edhe kancelari të tjera europiane si Franca apo edhe Holanda, kanë marrë këshilla nga diplomatët e tyre këtu, se duhen mbështetur politikanë të rinj.

Arsyeja është shumë e qartë, atyre nuk u pëlqen mënyra e Edi Ramës për të kontrolluar gjithçka, si dhe aleancat e tij të sikletshme me politikanë problematikë e autoritarë si Erdogan, Orban, apo edhe Meloni.

Kancelari në ardhje i Gjermanisë, Fridrich Merz, bëri të ditur qartë dhe prerë se do të nisin masat e forta ndaj Viktor Orban.

Ndërkohë një ditë më parë, një aleate e Putinit në Francë, Marie le Pen u dënua nga një gjykatë francize për të qëndruar jashtë politikës 5 vjet.

Këto janë lëvizje të forta, që e kanë trazuar shumë Edi Ramën, i cili e di mirë se sa bezdi e kanë kancelaritë e diplomatët europianë në Tiranë dhe Bruksel.

Plani europian është që në Shqipëri të formohet një shumicë e gjerë pro BE, e cila me nxitjen e tyre të formojë një qeveri koalicioni që të kyejë reforma, të blindojë SPAK dhe të pastrojë politikën.

Qeveria do të jetë padyshim pa Edi Ramën, por e mbështetur politikisht nga grupi i PS-së në Kuvend.

Në momentin që Babloku nuk do të jetë kryeministër, atëherë dalja e tij në pension do të jetë shumë më e shpejtë dhe më e lehtë. Qoftë me hir, nëse pranon një tërheqje “të butë”, apo edhe me pahir siç vepruan me Sali Berishën. Ndërkaq, ky i fundit nuk ka asnjë shpresë që të mbijetojë pas 11 majit, sidomos me një lëvizje të fortë nga mazhoranca.

Të gjitha këto plane, Edi Rama i ka ditur me kohë, ndaj dhe ka vepruar për të çuar në SPAK me anë të letrave të përgatitura nga njerëzit e tij shumë bashkëpunëtorë, duke përfunduar me kryebashkiakun Veliaj.

Nëse merr 80 vota, plani europian do të ishte mjaft më i vështirë, edhe pse jo i pamundur. Një nxitje për ngritjen e Lulzim Bashës, si dhe të partive të reja janë bërë me ndihmën e fortë europiane, sidomos gjermane. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, apo kreu i komisionit të Jashtëm, pritet të bëhet Gunther Krichbaum, i cili e njeh shumë mire Shqipërinë dhe ka tentuar edhe para 2021 për të dobësuar Ramën, por që në fund doli që të forcohet edhe Sali Berisha.

Nëse qeveria gjermane do të ndërtohet para Pashkëve, pra më 20 prill, ka shumë mundësi të kemi një qëndrim të fortë dhe të prerë të Berlinit zyrtar për çështjen e zgjedhjeve të Shqipërisë dhe rinovimin e politikës nga e para./Pamfleti

Lini një Përgjigje