TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2026, 18:21

“Demokratë sabotoni Berishën”, Kokalari nuk tërhiqet: Shkëlzenin e Argitën do i çoj në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
“Demokratë sabotoni Berishën”, Kokalari nuk tërhiqet:
Berisha e Kokalari

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane, e cila mbështeti Sali Berishën gjatë foltoreve në Rithemelimin e PD-së, nuk u lejua të kandidonte për kryetare të kësaj partie, në zgjedhjet e 23 majit. Kokalari nuk u pranua si kandidaturë me arsyetimin se nuk është anëtare e PD-së, dhe në kushte të tilla, ajo s’mund të garojë për kreun e partisë.

Por në një reagim në rrjetet sociale, Kokalari i bën thirrje të gjithë rithemeluesve, demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve që duan ndryshime radikale në Shqipëri, të sabotojnë masivisht Sali Berishën.

“Jetojmë në vitin 2026 dhe ky është komunizëm i pastër.  Brenda disa ditëve përfundoj dokumentacionin e duhur për t’u dorëzuar në SPAK për: Sali Berisha, Shkelzen Berisha, Argita Berisha dhe Albana Vokshi, për korrupsion pasiv dhe të drejtpërdrejtë partiak, që është baza e marrjes peng të partisë, e cila në thelb duhet të ishte antikomuniste.

Do të jem në dispozicion të plotë të SPAK për të konfirmuar ato akte të tyre, për të cilat kam qenë vetë dëshmitare okulare e ngjarjeve. Jua kam thënë, kjo është luftë dhe ju nuk do ta fitoni”, shkruan Kokalari.

“Demokratë sabotoni Berishën”, Kokalari nuk tërhiqet:

 

berisha kokalari pd

Lini një Përgjigje