Nga Knesset te koncerti i një figure kontroverse, lëvizja e Ramës ngre pikëpyetje mbi balancën mes Izraelit, Turqisë dhe interesave të tij politike...
Edi Rama, pak ditë më parë, si të ishte një agjenci eventesh (shpesh shërben si i tillë), ka paralajmëruar ardhjen në Shqipëri të një celebriteti botëror të muzikës dhe showbiz-it.
Bëhet fjalë për Kanye West, një personazh i kulturës “trash”, që bëhet lajm kryesisht për tabloidet dhe portalet skandaloze, për shkak të parakalimeve shokuese para publikut dhe partnereve që e shoqërojnë.
Me një fjalë, një nga ata emra që hyjnë në xhiron e manisë për t’u dukur përmes akteve dhe pamjeve gjithnjë e më të ekzagjeruara dhe shpesh të neveritshme.
Edi Rama paralajmëroi në rrjetet e tij sociale se West do të jetë në Tiranë më 11 korrik, me gjasë në një koncert të madh. Pa dhënë asnjë detaj, të cilat, me pikatore, i dhanë më pas disa media proqeveritare, që flisnin për një koncert në periferi të Tiranës, pa një vendndodhje të saktë.
Kanye West, përveçse një personazh që kalon shpesh kufijtë e normales, është i njohur në SHBA dhe në botë për qëndrimet e tij të forta antisemitike dhe anti-Izrael.
Këto qëndrime janë trajtuar më herët me detaje nga mediat amerikane pranë demokratëve, të cilët i përdorën edhe për të sulmuar Donald Trumpn.
Gjatë mandatit të tij të parë, Trump kishte marrëdhënie të afërta me West dhe ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian, edhe ajo një figurë tipike e kulturës “trash”.
Ndërkaq, gjatë mandatit të dytë, Trump është distancuar pothuajse plotësisht nga ky personazh, pikërisht për shkak të aktivitetit të tij të theksuar antisemit.
American Jewish Committee në SHBA, një nga organizatat më të mëdha që mbrojnë të drejtat e hebrenjve, ka bërë një sërë deklaratash denoncuese ndaj aktivitetit të tij. Të njëjtën linjë kanë mbajtur edhe organizata të tjera të lobit hebre.
Nga ana tjetër, Edi Rama ka ndërtuar marrëdhënie të mira me Izraelin, veçanërisht me pjesë të lobit hebreo-amerikan, të cilat i siguruan edhe vizitën në Knesset, një lloj pakete për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të Benjamin Netanyahut, në këmbim të një ekspozimi ndërkombëtar për Ramën.
Ndërkohë, Rama ka afruar edhe figura problematike izraelite në sektorë të ndjeshëm si industria e armatimit, call center-at dhe të dhënat digjitale financiare.
Për këto lidhje, ai ka marrë kritika të forta, si nga grupe të brendshme muslimane me lidhje me Turqinë, ashtu edhe nga qarqe diplomatike në Turqi.
Në këtë kontekst, bën përshtypje pse Edi Rama ndërmerr një hap që mund ta fusë në përplasje me Izraelin dhe qarqet e tij të fuqishme në SHBA dhe Europë.
Rama mund ta kishte trajtuar ardhjen e Kanye West si një aktivitet kulturor privat, por ai zgjodhi ta publikojë personalisht si një event të rëndësishëm, duke synuar edhe përfitime në aspektin e simpatisë digjitale.
Një simpati që mund të vijë nga segmenti apolitik i publikut, i lidhur me kulturën “trash”, por edhe nga qarqe më radikale, që shohin me simpati figura që sulmojnë Izraelin dhe hebrenjtë.
Në këtë kontekst, nuk mungojnë shembuj të tjerë: figura të mediave sociale që kanë promovuar personazhe të diskutueshëm si Andrew Tate, i cili ka qenë subjekt i akuzave të rënda, por është mbrojtur publikisht nga figura fetare me ndikim në rrjetet sociale.
Ndërkaq, shpallja e koncertit të West në Tiranë ka alarmuar menjëherë qarqet pranë Izraelit, të cilat kanë aktivizuar mediat e tyre dhe kanë reaguar ashpër ndaj Ramës.
Në analiza të publikuara, është ngritur pikëpyetja nëse deklaratat e Ramës në Knesset ishin të sinqerta apo thjesht hipokrizi politike. Madje është bërë thirrje për bojkot të koncertit dhe mosblerje të biletave.
Duke përmendur vendet që kanë bojkotuar West; si Britania, Gjermania, Franca, Italia etj., theksohet se Shqipëria rrezikon të shfaqet si “delja e zezë e antisemitizmit”.
Në një nga këto reagime thuhet:
“Antisemitizmi nuk është thjesht urrejtje ndaj hebrenjve, por një sulm mbi arkitekturën morale të njerëzimit”, një frazë që vetë Rama e ka përdorur në Knesset.
Por sot, sipas kritikëve, kjo “arkitekturë morale” po zëvendësohet nga spektakli dhe propaganda.
Ky reagim tregon se kemi hyrë në një fazë tensioni të ri diplomatik. Ndryshimi i qëndrimit të Ramës mund të lidhet me presione apo kalkulime të tjera, përfshirë edhe marrëdhëniet me Turqinë, e cila ka shprehur pakënaqësi ndaj afrimit të tij me Izraelin.
Në këtë kuadër, përpjekja e Ramës për të ndjekur modelin e Aleksandar Vuçiçit, qëndrimin në dy karrige njëkohësisht, mbart një rrezik të qartë: në një moment të caktuar, balanca prishet dhe rënia bëhet e pashmangshme./Pamfleti
Ky njeri qe fatkeqesisht eshte kryeministri yne do na fundos fare me keto idiotesi qe ben. Duhet qeru nje ore e me pare por si... ktu ngec sharra, se gozhden qe Ed Rama ka ngul se shkul dot non grata Sal Berisha, shqipot e dermum e gjakturbullum as qe bone fjale.
Të kërkohet një Avni, Cac!
Kanye eshte nje nazist i deklaruar i cili ka komercializuar kryqin e thyer dhe nderon me doren lart neper koncertet e tij. Edhe ky edhe Elon Musk (tjeter nazist i deklaruar) adhurohen nga Rama i cili qe ne rini, adhuronte te forte e kriminele.
Mos eshte ky ai qe qe martuar e ndare me nje nga ato Kardashian? Po ky eshte nje plehre i plehrave, pjelle e moralit Amerikan qe tharton nga trute jo vetem popullin e vet por gjithe boten e lolot si ky behen miliardere. Moralizimi i ketij kallepi degjeneron njerezimin duke e lene injorant e pastaj voton per Salen ketej e Njalen matane oqeanit. Rezultati = 0
se c,lidhje ka koncerti me titullin tuaj, vetem nje mendje idiote mund ta kuptoj
Po ca flisni o njerez! Vetem nacional-socialist nuk eshte ky! Thjesht nje neger qe do te duket! Kaq! Eshte i mirepritur ne keneten e mushkonjave qe e ka emrin Shqiperi. Mundesisht te kaloj edhe nga Surreli, te bej nje xhiro me shoqe Linden.