TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2026, 09:01

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës

Shkruar nga Pamfleti
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot punëtorët për ditën e 1 Majit duke shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificën, përkushtimin dhe ndershmërinë e tyre.

Në një mesazh të posaçëm, Kreu i Shtetit vlerëson njerëzit e punës së ndershme duke theksuar se janë ata që ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë.

“Në 1 Maj nderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës, të cilët, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë”,  shprehet Presidenti i republikës në këtë mesazh.

Presidenti Begaj vlerëson ndër të tjera se ata duhen të kenë mbështetje maksimale, ndërsa e konsideroi ditën e 1 majit si një moment kujtese të shoqërisë shqiptare për më shumë drejtësi sociale solidaritet: “Kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë shoqërinë, që t’u japë punëtorëve, forcës që krijon përparim dhe begati, më shumë drejtësi sociale dhe solidaritet”.

“Në 1 Maj nderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës, të cilët, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë. Puna e tyre meriton vlerësim, dinjitet dhe mbështetje maksimale.

Kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë shoqërinë, që t’u japë punëtorëve, forcës që krijon përparim dhe begati, më shumë drejtësi sociale dhe solidaritet. Faleminderit çdo njeriu të punës!” 

presidenti i republikës bajram begaj dita nderkombetare e punetoreve

1 Komente

  1. T
    Thanas Gjika

    Vlerësim i njeriut që shpenzon energjitë, kohën e diturinë e vet në punë të ndershme është një shprehje e lartë e qytetarisë në shtetet e zhvilluar. Uroj që ky vlerësim, që shprehu sot Zoti President Bajram Begaj, të zbatohet njësoj për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.

    Lini një Përgjigje