Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar debatet e brendshme në Partinë Socialiste pas përplasjes mes kreut të partisë, Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.
Sipas tij, e ardhmja e Spiropalit nuk duhet të vendoset se çfarë do të bëjë Rama me të, por të dalë nga grupi parlamentar për të sjellë diçka të re dhe shpresëdhënëse.
“Jemi në një krizë të lidershipit politik, PS po shkon drejt fatit të PASOK, do shpërbëhet, do shkojë në pikën e saj më të ulët dhe kjo do të jetë përgjegjësi e atyre që kanë besim të verbër ndaj kryetarit. Rotacionet kanë ndodhur kur është çarë partia në pushtet, kështu ka ndodhur edhe në rotacionin shqiptar.
Për Spiropalin po kuptoj një gjë, Rama nuk do të nxitojë ta përjashtojë se nuk do t’i lërë kohë të organizohet, kjo është sfida e Spiropalit, do dalë përballë siç bëri lideri në Hungari apo do presë”, tha Malaj për Euronews Albania.
Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali duket se ka shkelur vijën e kuqe të partisë me kritikat e ashpra publike përmes disa postimeve në mediat sociale, kufij që kryeministri Rama ia bëri të qartë në mbledhjen e kësaj e 27 Prillit të grupit socialist dhe ministrave.
Krisja e parë e madhe ndodhi kur Spiropali theu urdhrin e partisë dhe nuk mori pjesë në votimin për imunitetin e Belinda Ballukut.
“Herën e parë nuk erdhe në votim, herën e dytë bëre çarçafin. Herë të tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi. Je akoma këtu, sepse nuk dua që PS të humbasë investimin që ka bërë, por merr frymë thellë dhe kupto atë që ke bërë”, i ka thënë Rama.
Si doʻ shpërbëhet. ZE, QI NE NË edhe po e shpërbbëre në roje edhe rojet idiote dhe imorale i ka Kjo është pasoja e asaj kur Malaj ishte konsulenti i Gjàlicës