TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2026, 10:58

Integrimi i Shqipërisë në BE, Berisha takim me kryeministrin e Kroacisë

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi i Shqipërisë në BE,  Berisha takim me kryeministrin e
Andrej Plenković dhe Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është takuar me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković gjatë punimeve në Forumin e International Democrat Union (IDU) në Zagreb.

Diskutimet u përqendruan në zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe te integrimi europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se ky proces duhet të bazohet vetë, në meritë.

Në takimin me Kryeministrin e Kroacisë, Berisha foli për regresin demokratik dhe tendencat autokratike të qeverisjes në Shqipëri, mungesën e zgjedhjeve të lira si dhe për ndikimin e krimit të organizuar në proceset elektorale.

Ndërkohë, Kryeministri Plenković rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit europian, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e një procesi të bazuar në meritë.

Berisha i ka shprhur kryeministrit Plenković edhe shqetësimet e opozitës shqiptare.

Ai ndaloi tek shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri, duke theksuar regresin demokratik, tendencat autokratike të qeverisjes, mungesën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në procesin zgjedhor e jetën ekonomike, si dhe nivelet e larta të korrupsionit dhe mungesën e llogaridhënies institucionale.

Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, të dyja palët ranë dakord se procesi i integrimit europian duhet të mbështetet mbi meritë dhe përmbushjen e standardeve demokratike, duke shmangur një qasje të bazuar vetëm në konsiderata gjeostrategjike.

berisha takim me kryeministrin e kroacisë

Lini një Përgjigje