Nga QSUT në selinë blu, një emër i panjohur hyn në garë si e vetmja kandidate përballë Sali Berishës, ndërsa mbeten pikëpyetje mbi rolin real të kandidimit të saj.
Mereme Sela u shfaq në skenën politike vetëm pasi dorëzoi dokumentet në selinë e Partisë Demokratike për garën e 23 majit. Deri në atë moment, emri i saj nuk qarkullonte në debatet politike. Komisioni pranoi vetëm kandidaturën e saj përballë Sali Berishës.
Sela 58-vjeçe, punon si epidemiologe në QSUT. Ajo deklaron se jeton në Fushë-Krujë dhe udhëton çdo ditë drejt Tiranës që prej vitit 1996. Sipas saj, dita nis në orën 04:30 dhe përfundon pas orës 16:30 me kthimin në Fushë-Krujë.
Në intervistën për “Frontline”, ajo thotë se ka një angazhim 12-vjeçar në Partinë Demokratike në zonën e Fushë-Krujës dhe se është anëtare që prej vitit 2014. Ajo pranon se nuk ka mbajtur poste drejtuese, por pretendon kontribut në komunitet përmes profesionit.
Programin e saj e mbështet mbi tre fusha: shëndeti, arsimi dhe ekonomia. Sela deklaron se do ta paraqesë platformën pas zyrtarizimit të kandidaturës.
Ajo e justifikon hyrjen në garë me nevojën për një figurë të re në krye të PD-së. Sela thekson se nuk ka “probleme me askënd” dhe se përfaqëson një profil të papërfshirë në konfliktet e brendshme politike.
Në raport me Sali Berishën, ajo përdor një ton respekti personal, duke e quajtur ish-profesor dhe koleg në fillimet e saj në kardiologji. Por në planin politik, pozicioni i saj është i qartë: ajo kërkon largimin e Berishës dhe zëvendësimin me një figurë të re.
"Mendoj që duke qenë një femër, me vite karriere, por dhe duke ditur gjithçka çfarë çalon në këto tre shtylla kryesore që i duhen një shoqërie unë mendoj që jam personi më i duhur dhe meqenëse dhe përflitet duhet një figurë e re duhet një figurë e re pa probleme me askënd dhe me impakt pozitiv, këto janë arsye që më ka shty që të kandidoj unë”, thekson Sela.
Sela mohon çdo pretendim se kandidatura e saj përdoret për të legjitimuar një garë të paracaktuar. Ajo deklaron se vendimi është personal dhe nuk lidhet me struktura apo individë brenda selisë blu.
Fakti që në garë mbeti vetëm një kandidate përballë kryetarit aktual e mban të hapur pyetjen mbi realitetin e konkurrencës në Partinë Demokratike. Kandidatura e Selës ekziston, por pesha e saj politike mbetet për t’u provuar në votim.
Me u vu kjo kryeministre te gjitha ambasadat mbyllen e personelet ia mbathin te gjithe nga Shqiperia.
Ðuhet të kalojë nga berbeŕì se duket si Rasputini. O zot ku kemi arritur, e mara Kokalari, kjo që flokë ka sa të duash por mëndt i mungojnë pijaneci paloka, shkopi pa flamur Noka. Popull filxhan kafe, kafja avullon llumi ngel