TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2025, 19:15

Dash Sula mbetet jashtë listave të 11 majit? I fshihet emri edhe nga koalicioni Lapaj-Shabani

Shkruar nga Pamfleti

Dash Sula mbetet jashtë listave të 11 majit? I fshihet emri edhe nga

Deputeti demokrat i Qarkut të Elbasanit, Dashnor Sula, rrezikon të mos kandidojë në zgjedhjet e 11 majit për deputet. Pasi mbeti jashtë listave të PD-së, Sula u përfshi në listat e depozituara në KQZ në emër të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj.

Para se të përfshihej në listën e Qarkut Elbasan të këtij koalicioni, Sula kishte pasur negociata edhe me koalicionin tjetër të drejtuar nga Dash Shehi dhe Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë sot Sali Berisha, i drejtoi një thirrje Dashnor Sulës që të rishikonte qëndrimin e tij për të garuar me ata që  kreu demokrat i cilëson si ‘opozita e opozitës’. Thirrja e Berishës dukej si një ftesë që i bëhej Sulës për t’u rikthyer në listën e hapur të PD-së.

Në A2Cnn, Endri Shabani tha se arsyeja që emri Dashnor Sulës ka qarkulluar në lista, ka qenë për shkak të një diskutimi paraprak që është zhvilluar, pasi Sula u tërhoq nga listat e PD-së.

Ai shtoi se pavarësisht mos-arritjes së një dakordësie, ruan një respekt të veçantë për disa deputetë të PD-së, përfshi edhe Dash Sulën, si dhe për kreun e LZHK-së, zotin Dashamir Shehi.

Ne duam të konsolidojmë drejtësinë. Çdo njeri që mbështet SPAK është i mirëpritur. Çdo njeri që mbështet garën në shoqërinë shqiptare, është i mirëpritur të bashkohet. Çdo njeri që nuk ka qenë pjesë e çetës që ka vjedhur Shqipërinë, është i mirëpritur të bashkohet. Dashnor Sula nuk do jetë pjesë e listave tona.

Emrin nuk e ka, ka pasur një diskutim paraprak dhe për këtë arsye ka figuruar emri i tij në lista. Personalisht kam vlerësuar punën e zotit Dash Sula, që është nga të vetmit që ka folur për fermerët, që ka folur pro SPAK. Kur ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar, e ka pasur derën e hapur”, tha Endri Shabani

Lini një Përgjigje