TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2025, 16:19

Në listat e hapura të PS-së në Vlorë, Llajo: I futem politikës për të thyer tabutë

Shkruar nga Pamfleti

Në listat e hapura të PS-së në Vlorë, Llajo: I futem

Mjeku Vasil Llajo, i cili do të kandidojë për Partinë Socialiste në Qarkun e Vlorës, si pjesë e listës së hapur, tha se vendosi të përfshihet në politikë për të sjellë një qasje të re.

Për News24, Llajo tha se shpreson të thyejë tabutë në politikë.

“Fati e solli që në këto kohëra, mes atyre që do të thyejnë disa tabu në politikë, të jem edhe unë. Por unë e theksoj se nuk do të lë aktivitetin mjekësor – ky do të jetë një angazhim shtesë,” u shpreh ai.

Llajo pranoi se për muaj të tërë kishte pasur dilema nëse duhej të angazhohej politikisht, por në fund vendosi të pranonte kandidimin. Megjithatë, ai e bëri të qartë se e ardhmja e tij si deputet do të vendoset nga vota e qytetarëve.

“Elektorati do të jetë ai që do të vendosë nëse do i përfaqësoj apo jo. Vota e tyre do të vendosë për pjesëmarrjen time ose jo në këtë parlament,” tha ai.

Mjeku theksoi gjithashtu se nuk është e pazakontë që partitë politike ftojnë intelektualë në radhët e tyre për të përfaqësuar denjësisht qytetarët në Parlament. “Çdo forcë politike u drejtohet intelektualëve për të marrë pjesë, dhe kjo nuk është aspak çudi,” tha  ai.

Lini një Përgjigje