
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë sot thirrje të rinjve dhe prindërve të tyre që t’i bashkohen protestës së nesërme përpara Kryeministrisë.
Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Ramën si një “tiran” që është intolerant ndaj fjalës dhe mendimit të lirë, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.
Berisha theksoi se qeveria ka vendosur censurë të rreptë, duke i vënë “gërshërët” dhe duke e “varur” Tik Tok-un, në aktin më të rëndë sipas tij të censurës që nga periudha e diktaturës.
"Të protestojmë kundër censurës. Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohet rëndë për megakrim të masave gjigante për këtë akt. Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre. Një tiran, intolerant ndaj fjalës së lirë e mendimit të lirë në shkelje të Kushtetutës e ligjin, i vuri gërshërët, “vari” Tik Tok-un në katin më të rëndë të censurës që nga diktatura", tha Berisha.
Lini një Përgjigje