TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2025, 10:36

Berisha sulmon Dash Sulën nga Elbasani: Mos votoni 'patericat' e Edi Ramës! 

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon Dash Sulën nga Elbasani: Mos votoni 'patericat' e

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me qytetarët në Elbasan, ka sulmuar deputetin Dashnor Sula. 

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit, të mos votojnë "patericat" e Edi Ramës, duke thumbuar Dash Sulën. 

Kujtojmë se Dashnor Sula u la jashtë listës së PD edhe pse doli i pari në primare, teksa tani po garon në listat e mbyllura të partisë "Shqipëria Bëhet" të Adriatik Lapaj. 

“Më 11 maj ne shkojmë me besimplotë, me programin më të mirë për të ndryshuar jetën e shqiptarëve, me aleancën më të gjerë elektorale që kemi firmosur ndonjëherë. I gjithë fluksi është bashkuar, përvecse…u them shqiptarëve asnjë votë për patericat e Edi Ramës. Sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme. Nëse ju jeni opozitarë bashkohuni me ne në aleancë, por ata nuk i lejuan problemet e tyre, prandaj edhe votat për ta janë vota për Ramën”, u shpreh kreu i PD.

Kryedemokrati u ndal te largimi i Dashnor Sulës nga PD dhe bashkimin me partinë e Adriatik Lapajt.

“Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë”, u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje