Nga Elbasani, kryedemokrati Sali Berisha u ka lënë Edi Ramës, duhet të bëhet gjithçka për të bashkuar çdo fluks opozitar.
Sipas Berishës, bashkimi në diversitet është prova e tolerancës, lakmusi për një demokrat dhe për një njeri që u qëndron vlerave demokratike, ndaj për këtë theksoi kryedemokrati, i duhet shtrirë dora çdo opozitari.
'Së pari, do bëni gjithçka të bashkoni çdo fluks opozitar.
Do i shtrini dorën çdo opozitari.
Do të pranoni bashkimin në diversitet.
Bashkimi në diversitet është prova e tolerancës, është lakmusi për një demokrat, për një njeri që u qëndron vlerave demokratike.
Unë u them ju, janë ftuar të gjitha këto partitë, pavarësisht se ka prej tyre që nga mëngjesi deri në darkë flasin Sali Berisha, Sali Berisha.
Urdhëroni u thashë unë, mbani atë mendim për Sali Berishën, por hajde të rrëzojmë Edi Ramën. Nuk më prish punë pse e keni atë obsesion. Të largojmë këtë të keqe që po e shaktërron Sqipërimë.
Ndaj do të përpiqeni të tërhiqni me vete, do përpiqni të bindni çdo person që do të jetë opozitar dhe e konsideron largimin e Edi Ramës nga pushteti si shpëtimin e Shqipërisë.' ,tha Berisha.
Lini një Përgjigje