TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2025, 17:48

Nuk kandidon në 11 maj, Xhaferaj: Lista e kandidatëve të PD i shërben agjendës personale të Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Nuk kandidon në 11 maj, Xhaferaj: Lista e kandidatëve të PD i

Koha tregoi se Sali Berisha u rikthye në Partinë Demokratike vetëm për interesat personale dhe për ta përdorur atë për qëllimet e tij dhe jo të elektoratit dhe qytetarëve.

Kështu shprehet deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj pas situatës së fundit politike me primaret dhe listat e mbyllura të PD-së, ku bie në sy përfshirja e besnikëve të Berishës.

Xhaferraj, i ftuar sot në ‘Studio Live’ të Report Tv, u shpreh se gjatë këtyre tre viteve Berisha nuk ka pasur asnjë qëllim për të riorganizuar partinë dhe fituar zgjedhjet, pasi edhe sulmi ndaj Lulzim Bashës erdhi vetëm pasi ai e përjashtoi nga partia dhe jo për shkak të humbjeve elektorale të ish-kryetarit.

Xhaferraj e quan një “zinxhir gabimesh të PD-së”, teksa listat dhe primaret ishin hallka e fundit e tyre.

“Një zinxhir gabimesh të PD-së. Primaret dhe listat ishin hallkat e fundit të gabimeve. Nuk ishin të rastësishme por të nisura 3 vite më parë, nuk fillon këtu por tre vite më parë, kur Berisha u rikthye dhe kishte dilema të mëdha, të rikthehej për të forcuar PD-në apo për ta përdorur për interesa të kryetarit.

Me argumente dhe fakte rezulton se vendimmarrja ka qenë për ta përdorur partinë për interesa të kryetarit dhe faktet të çojnë këtu. Nuk jam pishman që PD duhej bashkuar, që të ishim faktor opozitar.  Kam qenë madje i vetmi që kam pasur metaforën se ‘pa Berishën nuk bëhet, por edhe me Berishën i pari nuk bëhet’. Ne na duhej një parti përtej Berishës si kryetar, që të aktivizonte edhe faktorin ndërkombëtar, si dhe për të pasur reformën në drejtësi si një bombë elektorale”, tha ai.

Kurse për listat shprehet se në to u zhvlerësuan Primaret dhe u zgjodhën “besnikët e kryetarit”. Xhaferaj thekson se Berisha ka pasur një axhendë personale dhe me interesa vetjake.

“Ka qenë axhendë që i shërben axhendës së kryetarit, u zgjodhën besnik të kryetarit. Na çoi edhe në kundërshtim me SPAK-un, sepse ashtu donte kryetari fatkeqësisht, sikurse edhe për Primaret që u zhbënë.

Kam dëshirë ta them që PD tani është aktualisht më e keqja më e vogël. Sepse lidershipi i PD po e përdor për interesa vetjake dhe jo për të fituar zgjedhjet. E them me keqardhje këtë”, konstaton deputeti dinamikën politike të partisë në këto tre vite.

Lini një Përgjigje