TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2025, 17:39

Ku është lidhja hekurudhore Durrës-Qafë Thanë? Kryeministri maqedonas nxjerr zbuluar Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Ku është lidhja hekurudhore Durrës-Qafë Thanë?

Tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, nga ana tjetër e kufirit, po vijon puna për ndërtimin e Korridorit 8 që do të lidhë Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

I pyetur se si po zhvillohen punimet e rrugëve që lidhin Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha se punët për Korridorin 8, respektivisht lidhjen me autostradë, po shkojnë mirë, ndërsa apeloi që Tirana zyrtare të përfundojë projektimin e pjesës hekurudhore të Korridorit 8, që duhet ta lidhë Durrësin me Maqedoninë e Veriut.

“Apelojmë që pala shqiptare të përfundojë sa më parë projektin e linjës hekurudhore, që do të përmbyllte të gjithë lidhjen e Korridorit 8. Në pjesën tonë, punimet në segmentin rrugor që shkon deri në Qafë Thanë po ecin mirë – mund të them edhe shkëlqyeshëm. Deri në fund të muajit do të jenë hapur mbi 60 kilometra front pune, dhe kontraktorët do të vijojnë më tej”, tha Mickoski.

Ai theksoi se sfidat mbeten në segmentin Trebenishtë-Qafë Thanë, pasi një pjesë e kësaj rruge ndodhet në zonë të mbrojtur nga UNESCO, por u shpreh i bindur se do të gjendet një zgjidhje.

“Kemi marrëveshje të nënshkruara, përfshirë edhe atë të korrikut në Uashington mes ministrave të mbrojtjes të Shqipërisë, Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, për përfundimin e Korridorit 8. Ne po përmbushim angazhimet tona, por nuk po shohim përparim nga pala tjetër. Është koha që të gjithë të angazhohen njësoj”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje