
Vendimi vjen në një kohë kur pothuajse çdo segment i administratës është i detyruar, me apo pa dëshirë, të shpërndajë ose ri-shpërndajë, të bëjë ‘like’ apo të komentojë në veprimtaritë politike të deputetëve, ministrave, Kryeministrit apo çdo zyrtari tjetër që bën fushatë në favor të PS-së.
Përfshirja e administratës në zgjedhje mbetet një nga njollat e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Dhe për këtë mjaftojnë raportet e organizmave ndërkombëtare pas çdo procesi zgjedhor, ku evidentohen përdorimet e administratës në favor të partisë qeveriëse.
Ndërsa zyrtarisht nuk ka nisur ende fushata për zgjedhjet e 11 majit nga opozita dhe pjesëtarë të shoqërisë civile janë denoncuar raste kur punonjësve të administratës iu është kërkuar të plotësojnë formularë me emrat e të afërmve të tyre që jetojnë në emigracion. Kjo në kuadër të votave nga Diaspora që për zgjedhjet e 11 majit për herë të parë do të ushtrojë të drejtën e votës përmes postës.
Por si do të monitohen punonjësit e administratës para dhe gjatë fushatës, a do të kenë të drejtën ata të shprehin publikisht preferencat e tyre për kandidatë ose parti?
Një vendim qeverie, i botuar në fletoren zyrtare, përcakton kategoritë që nuk u lejohet të mbështesin fushatën e një partie, të një anëtari partie politike apo të një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht.
Në anën tjetër punonjësi i administratës shtetërore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, por pa shprehur publikisht bindjet apo preferencat e tij politike.
Vendimi vjen në një kohë kur pothuajse çdo segment i administratës është i detyruar, me apo pa dëshirë, të shpërndajë ose ri-shpërndajë, të bëjë ‘like’ apo të komentojë në veprimtaritë politike të deputetëve, ministrave, Kryeministrit apo çdo zyrtari tjetër që bën fushatë në favor të PS-së.
Në vendim thuhet se nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, i ndalohet:
a) të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat;
b) të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;
c) të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike apo të kandidatëve.
Kujt i ndalohet me vendim të mbështesë fushatat e partive apo kandidatëve?
Tre kategoritë që iu ndalohet të mbështesin fushatat e partive politike ose kandidatëve në zgjedhje janë punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe atyre të SHISH. Gjithashtu i ndalohet
Punonjësit të Policisë së Shtetit i ndalohet të mbështesë fushatën e një partie, organizate politike, të një anëtari partie politike apo të një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht.
Punonjësit të Gardës së Republikës i ndalohet: a) të sillet dhe të mbajë qëndrime që cënojnë natyrën e depolitizuar të Gardës;
b) anëtarësimi e pjesëmarrja në veprimtari të partive a të shoqatave politike apo të kandidatëve.
Punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit i ndalohet: a) të manifestojë sjellje dhe të mbajë qëndrime, që cënojnë natyrën e depolitizuar të institucionit;
b) anëtarësimi dhe pjesëmarrja në veprimtaritë e partive apo të shoqatave politike, apo të kandidatëve;
c) të bëjë propagandë në favor ose kundër partive, shoqatave politike ose kundër kandidatëve në zgjedhje.
Ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura i ndalohet të marrë pjesë në veprimtaritë politike që organizohen nga partitë politike, organizatat ose shoqatat me karakter politik apo nga kandidatët.
Po kështu punonjësit të administratës shtetërore i ndalohet të përdorë të mirat publike, funksionin ose veprimtarinë shtetërore, ose burimet financiare a njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje.
Kontrolli
Titullarët e ministrive dhe/ose drejtuesit e institucioneve të varësisë ose personat e ngarkuar prej tyre:
a) organizojnë menjëherë punën dhe marrin masat e nevojshme për garantimin e zbatimit të detyrimeve ligjore për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore të veprimtarisë së tyre institucionale, mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës shtetërore, si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës shtetërore, të çdo niveli, përzgjedhjet e përgjithshme të datës 11 maj 2025;
b) kontrollojnë në mënyrë periodike veprimtarinë e nëpunësve nën varësinë e tyre, me qëllim shmangien dhe parandalimin e nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje;
c) verifikojnë dhe analizojnë të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me përdorimin e mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, si dhe mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë institucionale, gjatë periudhës përpara fillimit dhe gjatë fushatës zgjedhore, në funksion të evidentimit të përdorimitose jo të tyre për qëllime elektorale;
ç) marrin masa dhe realizojnë monitorimin e zbatimit të tyre për të garantuar mospërdorimin e burimeve njerëzore të institucionit në funksion të veprimtarisë së fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje, në zbatim të nenit 14, të ligjit nr. 9131, datë8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
d) marrin masa për pezullimin nga detyra të nëpunësve civilë të institucioneve të tyre, të cilët janë regjistruar si kandidatë për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 maj 2025, në zbatim të përcaktimeve të pikës 4, të nenit 63, të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 37, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar. Për nëpunësit e tjerë, marrëdhënia e punës së të cilëve rregullohet nga Kodi i Punës, merren masa, sipas rastit, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës apo pezullimin ngadetyra në rastet kur rezultojnë që janë regjistruar si kandidatë për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 maj 2025.
Departamenti i Administratës Publike merr masat e nevojshme që gjatë fushatës zgjedhore të mos publikojë vendet vakante të shërbimit civil të institucioneve të administratës shtetërore dhe të pezullojë të gjitha fazat e proceseve të rekrutimit në shërbimin civil në institucionet e administratës shtetërore, të nisura para datës 11 prill 2025.
Institucionet dhe shoqëritë aksionare publike, pjesë e administratës shtetërore që punësojnë punonjës, marrëdhënia e punësimit së të cilëve rregullohet sipas dispozitave të Kodit të Punës apo legjislacioni tjetër specifik, të ndryshëm nga ai i shërbimit civil, pezullojnë procedurat e rekrutimitdhe të emërimit të nëpunësve/punonjësve për periudhën 3 mars 2025–11 maj 2025.
Procedurat e rekrutimit të nisura në këto institucione përpara datës 3 mars 2025 vijojnë të përmbyllen, por, në çdo rast, përpara datës 11 prill 2025. Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet e jashtëzakonshme kur për shkak të mungesës së personelit cënohet vijimësia e dhënies së shërbimeve për qytetarët nga institucionet e infrastrukturës kritike, shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja, për të cilët ky detyrim zbatohet për periudhën e fushatës zgjedhore.
Moszbatimi i rregullave dhe i detyrimeve të parashikuara në këtë vendim sjell përgjegjësi disiplinore dhe ligjore, sipas kuadrit ligjor në fuqi. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje