TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2025, 17:52

"Në listën e PS emra anonimë që nuk i njeh askush", Salvador Kaçaj: Epoka e Ramës ka mbaruar

Shkruar nga Pamfleti

"Në listën e PS emra anonimë që nuk i njeh

Ish-kreu i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, pjesë e listës së hapur të Koalicionit “Shqipëria Madhështore” tha se Partia Socialiste është jashtë realitetit.

Kaçaj u shpreh se ata që janë larguar nga PD, thjesht po bëjnë shërbim kundërshtarit, pra kryeministrit Rama. Kaçaj tha se Partia Socialiste ka lënë jashtë listave të mbyllura socialistët e vërtetë, ndërsa shton se Rama ka vendosur në lista të mbyllura shumë të rinj anonimë, që sipas tij që nuk i njeh njeri.

“PS është jashtë realitetit, s’është për hallet e qytetarëve. Mendoj se ata që janë larguar kanë dëmtuar PD-në dhe i bëjnë shërbim kundërshtarit, në këtë rast Edi Ramës dhe PS-së. Basha sot po i shërben Rilindjes dhe Ramës, duke e dëmtuar Partinë Demokratike. Jam shumë optimist për garën, është e bukur dhe e vështirë, ne garën tonë e kemi me kundërshtarët, jo me veten. Tirana sot është e shkatërruar nga ana e infrastrukturës dhe ‘shitet’ sikur po bëhet nami, këta politikanë të Rilindjes janë si ufo, as që kanë lidhje me hallet e qytetarëve, bëjnë vetëm presion që do japim legalizime. Rilindja do ndëshkohet dhe nga të majtët. Nëse shkoj në parlament, do jem përfaqësues i denjë i qytetarëve të qarkut të Tiranës”, tha Kaçaj.

Teksa ka komentuar listat e partive për zgjedhjet, Kaçaj vlerësoi se lista e PS-së nuk është një listë vlerash. Ai shtoi se Shqipëria madhështore fiton zgjedhjet.

“Lista e PS nuk është listë vlerash. Pjesa e mbyllur është e pamerituar. Shumica e atyre njerëzve në lista as që njihen. Partia Demokratike në të kundërt ka shumë të rinj. Kemi Lisandër Hoxhën, Këlliçin, Balliun, që janë të rinj dhe energjikë. Është aleancë e jashtëzakonshme, që besoj se do të shënojë fitore të thellë. “Shqipëria Madhështore” fiton zgjedhjet. Rama flet me gjuhë ordinere, duke thënë “këneta”, “zhapiku”, që tregon se nuk është në binar. Edi Rama ka të gjithë njerëzit e vet në burg. Epoka e Ramës ka përfunduar, nuk ka zhapik që e shpëton më. Sali Berisha është kryeministër, që futi Shqipërinë në NATO. Unë kam qenë një njeri nga fusha e sportit dhe jam person që kam qenë në pushtet vendor dhe jam pranë halleve të njerëzve. Rilindja e ka bërë beton Tiranën, sporti është në gjendje të mjeruar”, deklaroi Kaçaj.

Lini një Përgjigje