TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2024, 11:33

Braçe përplaset keq me Ina Zhupën në Kuvend: Kur unë flisja për bujqësinë ju tallnit menderen andej matanë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Braçe përplaset keq me Ina Zhupën në Kuvend: Kur unë

Rrëzimi i mocioxnit me debat për gjetjet e OLAf për abuzimin me forndet e BE, ka nxitur debat të fortë mes deputetëve dhe maxhorancës, konkretisht mes Ina Zhupës dhe Erion Braçes.

Braçe tha se kërkesa e tyre është rrëzuar dhe se duhet të vijohet me rendin e ditës.

Ndërkohë, ligjvënësi socialist tha se ata që janë zgjuar për bujqësinë duhet të flenë gjumë akoma, ndërsa shtoi se kur ai fliste për bujqësinë opozita tallte menderen.

“Kjo çështje u diskutua, u votua se kuptoj pse diskutohet më. Nëse ka rendi i ditës të vazhdojmë me pikën tjetër me qëllim që të ekonomizojmë kohën edhe të flasim për ato që janë në rendin e ditës. Ka mes tyre pika që mund të flitet edhe për ekonominë edhe për bujqësinë, kush është zgjuar sot për bujqësinë, keq më vjen por duhet të flejë akoma. Kur unë çohesha dhe flija për bujqësinë tallnin menderen andej matanë”, tha Braçe.

 

Deputetja Ina Zhupa kërkoi në Kuvend mocionin me debat lidhur me raportin e OLAF për fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare. Zhupa kërkoi debatin për të gjetur mekanzimat se si të zhbllokohen fondet e IPARD për fermerët.

braçe ina zhupa tallje mendere

Lini një Përgjigje