Teksa kambanat e alarmit bien për ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca, PS vazhdon të mbulojë ende abuzimet dhe skandalet e saj në Kuvend.
Kërkesa për mocion me debat e kërkuar nga opozita lidhur me gjetjet e OLAF në lidhje me abuzimet me fondet e BE-së për bujqësinë është rrëzuar nga Konferenca e Kryetarëve.
Kreu i grupit të PD-së, Bardhi thotë se duhet të merren masa urgjente për të zhbllokuar fondet e BE-së për fermerët shqiptarë dhe për këtë i shtrin dorën kolegëve të mazhorancës.
Bardhi u shpreh se nuk do të presin hetimin e SPAK për të zhbllokuar fondet.
Ndërkohë që sipas mazhorancës, raporti i OLAF është ende konfidencial.
Debati në Kuvend:
Lindita Nikolla: Konferenca e Kryetarëve u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e kryetarit të grupit të PD-së për zhvillimim e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it, masat që duhet të marrë Kuvendi. Konferenca e Kryetarëve nuk arriti në mirëkuptim për shqyrtimin e kërkesës për mocion me debat në seancë plenare.
Gazment Bardhi: Zonja kryetare, e para ke një njoftim zyrtar të Zyrës Kundër Mashtrimit në BE që deklaron se ka informuar autoritetet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të zyrës së OLAF, sa i takon abuzimeve me fondet në sektorin e bujqësisë. Unë nuk di se çfarë më shumë zyrtare kërkoni ju. Në qoftë se Ministrinë e Bujqësisë e kanë shpallur skenë krimi, sigurisht që mund të mos ja kenë vënë në dispozicion raportin. Asnjë e dhënë e shkruar në kërkesën për mocion me debat nuk është as thashethem dhe as aludim, por është raporti zyrtar.
Në këtë raport theksohet se pas hetimit të rasteve të denoncuara pranë zyrtarës, është vërejtur që nga Shqipëria është abuzuar në vlerën 33 milionë Euro. Ky fond i papërshtatshëm dhe sugjerohet të pezullojë dhënien e fondit të ri, 112 milionë Euro, para që duhet të shkonin në ndihmë të fermerëve shqiptarë derisa të merren masa për të mbrojtur interesat finnaciare të BE-së.
Opozita i shtriu dorën kolegëve të mazhorancës të bëhemi bashkë, të miratojmë çdo masë të nevojshme ligjore në funksion të zhbllokimit të fondeve 112 milionë Euro që duhej të përfitonin fermerët. Ata që vuajnë pasojat janë qyteratë shqiptarë. Interesi i fermerëve është që këto fonde të zhbllokohen sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ka asnjë procedurë që Konferenca e Kryertarëve të refuzojë kërkesën për mocion me debat. Kërkesa për mocion me debat shoqërohet me rezolutë, njësoj si një projekt-vendim. Nuk mund të refuzohet.
Pyetja që kam për ju: Doni t’i mbani të bllokuara fondet për fermerët shqiptarë? Janë 112 milionë Euro? A është interesi ynë? Ku është e keqja e kërkesës së opozitës për këtë rast? Çdo fermet që na dëgjon, pyet secilin prej nesh se çfarë po bëni që këto fonde të shkojnë në dihmë të sektorit të bujqësisë. Ata nuk kanë kohë për të pritur dhe ne nuk duhet të harxhojmë kohën me debate të klota, por duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të gjitha mekanizmat për të zhbllokua fondet në ndihmë të bujqësisë. Ne debatin do e zhvillojmë. Ju vazhdoni dhe shërbeni Klodian Zotos, Mirel Mërtirit.
Çuçi: Kemi pasur një qëndrim shumë të qartë, jemi dakord të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme për zhvillimin e një sektori kaq të rëndësishëm, në përpjekjen që po bën qeveria ato milionë euro, është i parakohshëm ky debat përderisa raporti i Olaf është konfidencial.
Ka vetëm një paragraf ku përmenden të gjitha shtetet e Evropës, ato që aderojnë për t’iu bashkuar Evropës. Duhet ta bëjmë këtë debat pasi të jetë sqaruar re gjithë kjo situatë.
OLAF ka gjetur pa fund shkelje kur Krifca ishte në krye të AZHBR dhe ka dorëzuar një dosje shumë voluminoze në SPAK. Frida Krifca ka një mal me telashe. Ka prova, dëshmi dhe fakte, teksa kemi të bëjmë me një abuzim shumë të madh.
Vetë BE e ka thënë disa herë se kërkon “kokën” e Krifcës, pasi ka ushtruar presion të madh për një hetim sa më të thellë. Sipas burimeve ata po ndjekin me kujdes hetimet përmes të dërguarve të tyre në Tiranë.
Në mars, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i është dërguar një letër-kujtesë nga OLAF, lidhur me kallëzimin penal në fjalë.
Tani topi është në portën e SPAK.
Lini një Përgjigje