TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2024, 10:40

Zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të qarkut të Vlorës

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit
Vangjel Tavo

Vangjel Tavo është larguar nga posti i prefektit të qarkut të Vlorës.

Tavo është konfirmuar tashme si kandidat i PS për bashkinë Himarë për zgjedhjet e datës 4 gusht, ndërsa tashmë ka dhënë dorëheqjen nga ky post, dorëheqje që i është dërguar edhe ministrit të Brendshëm.

Vangjel Tavo u emërua prefekt i Vlorës më 13 mars të këtij viti duke zëvendësuar Flamur Mamaj, post që e mbajti për pak muaj duke qenë tashmë kandidat i PS për bashkinë Himarë.

Ndërkohë pas PS, pozita nuk ka vonuar për të nxjerrë kandidatin e saj për Himarën, duke surprizuar jo me emrin e djalit të Fredi Belerit, por një shtetasi shqiptaro-amerikan, minoritar grek, që jeton dhe punon prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.

Petro Gjikuria është emri konsesual mes PD dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, pjesëtar i minoritetit grek dhe një mbështetës i zellshëm i Fredi Belerit.

Emri i tij vjen mes një klime akuzash për proces të parregullt dhe anti-kushtetues për zgjedhjet në Himarë e madje edhe për proces të montuar politikisht ndaj Fredi Belerit, për të cilin Gjikuria nuk i ka kursyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në protestat që zhvilloheshin para bashkisë Himarë për lirimin e tij.

vangjel tavo

Lini një Përgjigje