
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” ishte Skerdilajd Dhuli, i cili ka folur për zgjedhjet në Himarë. Ai u ndal që te kandidimi i Belerit, te bërja e tij eurodeputet dhe kandidimi i Petro Gjikurisë.
-Pse Beleri i trumbetoi shumë mbështetjes greke?
Në Himarë edhe kundërshtari i tij grek deklarohet grek, edhe garuesi aktual.
-Është meritë e Belerit që u identifikua me Greqinë?
Jo ai nuk u identifikua me Greqinë. Kryetar bashike nuk e bëri Greqia, e bënë shqiptarët. Eurodeputet e bëri Edi Rama. Kur shkuam në censin unë dhe Beleri nuk u deklaruam njësoj. Unë u deklarova shqiptar dhe ai grek. Fakti që në Himarë ka njerëz që deklarohen greke nuk e ndaloj dot unë. Greqia nuk është problem në atë bashki. Unë votojë në Borsh. Problemet e asaj bashkie e kanë çuar aq shumë stekën, sa Borshi, një fshat që Greqia e ka djegur, Belerit i dhanë 170 vota. E dini pse? Se aq shumë ka abuzuar pushteti i Ramës atje. Një fshat që në 1913 e dogji Greqia, 40 për qind votuan Belerin. E bënë se duan Greqinë? Jo, sepse Bashkia votohet për tjetër gjë. Nuk votohet kryetari i Bashkisë njësoj si kryeministri.
-Beleri mban mbi supe një CV jo të lehtë...
Kur të shkon te zyra e tij nuk të hyn në punë CV, por të hyn zgjidhja e problemeve.
-I rri ky kostum i eurodeputetit kur akuzohet për masakrën e Pëshkëpisë.
Për aq kohë sa institucionet e kanë mbyllur, kjo çështje është mbyllur.
-Unë nuk flas për aspektin ligjor, por politik...
Unë kam qenë njeriu i parë nga PD që kam folur me të para kandimit. Një nga gjërat i kam kërkuar dosjen ligjore. Se unë jam jurist se mund të shkonim dhe KQZ thotë nuk kandidon. A-ja janë dokumentet kur dikush kandidon. Nëse institucionet thonë nuk ka asnjë problem, këtu mbyllet.
Lini një Përgjigje