TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2024, 21:12

Kolegji Zgjedhor rrëzon tentativat për të bllokuar zgjedhjet në Himarë, cakton afatet dhe procedurat

Shkruar nga Pamfleti

Kolegji Zgjedhor rrëzon tentativat për të bllokuar zgjedhjet

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar tentativat për të bllokuar zgjedhjet e 4 gushti në Himarë. Komisioni Rregullator nuk miratoi vendimin mbi afat dhe procedurat, pasi dy anëtarë të propozuar nga opozita votuan kundër.

Sipas tyre zgjedhjet më 4 gusht janë të paligjshme dhe dolën kundër Presidentit. PS ju drejtua Kolegjit Zgjedhor dhe mësohet se Kolegji ka caktuar afatet për zgjedhjet e 4 gushtit.

Partitë të bëjnë kërkesë në KQZ për regjistrim deri më 22 korrik ora 16:00. Koalicionet afat për t'u regjistruar në KQZ deri më 24 korrik ora 12:00. Fushata zgjedhore për zgjedhjet në Himarë fillon më 27 korrik. Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ për verifikim deri më 25 korrik”, thuhet në vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

Në mbledhjen e 4 korrikut në Komisionin Rregullator të KQZ nuk u arrit dakordësia për të miratuar afatet e zgjedhjeve të Himarës. Anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër, ndërkohë që për miratimin e pr.vendimit duhej një shumicë votash 4 me 1.

Shkak për mos miratimin u bë debati mes anëtarëve për vlefshmërinë e dekretit të presidentit për shpalljen e zgjedhjeve, si edhe vendimi i KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Lini një Përgjigje